Menaxhoni klinikën tuaj në një vend të vetëm
eDoctor.al është një platformë webi e dedikuar për mjekë e klinika, që bashkon kartelën e pacientit, kalendarin e takimeve dhe regjistrimin e ekzaminimeve në një sistem të thjeshtë për t'u përdorur çdo ditë.
- Kartela e pacientit. Të dhënat kryesore të çdo pacienti, në një vend, të personalizueshme sipas mënyrës si punoni.
- Kalendari i takimeve. Planifikoni vizitat me lehtësi, nga kompjuteri ose celulari.
- Ekzaminimet. Module të konfiguruara sipas specialitetit tuaj — aktualisht Endoskopia, ORL dhe disa module patologjie, me mundësi shtimi sipas kërkesës.
- Dokumente dhe imazhe. Bashkëngjitni foto, video apo dokumente të ekzaminimeve direkt te kartela e pacientit.
- Statistika. Raporte të gatshme mbi bazën e të dhënave që regjistroni, sipas kërkesave tuaja.
- Privatësi. Çdo përdorues sheh vetëm të dhënat që regjistron vetë — askush tjetër s'ka qasje në to.
Pagesa është mujore, e llogaritur sipas numrit të pacientëve të regjistruar për çdo mjek.
Për më shumë informacion, na shkruani në contact@eniac.al